MaqedoniTop Lajme

Moti nesër përkeqësohet, priten reshje të dendura shiu

Shpërndaje

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti nesër në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të herëpashershme shiu.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, reshjet do të vazhdojnë gjatë natës dhe deri të shtunën në mëngjes. Lokalisht priten reshje më të dendura, me mbi 30 litra shi për metër katror.

Në Shkup pritet mot i vranët dhe më i freskët, ndërsa pasditja dhe nata do të shoqërohen me reshje shiu, të cilat në disa pjesë të luginës mund të jenë me intensitet mesatar deri të shtuar. Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare.

Pas përfundimit të reshjeve, pritet përmirësim gradual i motit, me vranësira të ndryshueshme, intervale me diell dhe temperatura më të larta. Megjithatë, do të ketë sërish periudha me shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje të herëpashershme shiu.