MaqedoniTop Lajme

Funksionarët do të marrin paga më të ulëta, propozimi para deputetëve

Shpërndaje

Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve miratoi sot propozim-vendimin për uljen e koeficienteve me të cilët llogariten pagat e presidentit, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë që emërohen nga Kuvendi.

Vendimi vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua baza fikse për llogaritjen e pagave të funksionarëve. Kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski, tha se komisioni ka vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të shmangur një vakum ligjor. Propozim-vendimi tani duhet të shqyrtohet dhe të miratohet në seancë plenare të Kuvendit.