Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Ndërron jetë Memet Zenuni, pronar i “Hak Bus” në Tetovë

Shpërndaje

Është ndarë nga jeta Mehmet Zenuni, pronar i kompanisë së transportit “Hak Bus” nga Tetova.

Ndarja e tij nga jeta ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë, të cilët sot përballen me humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Varrimi i të ndjerit u bë sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Familjes Zenuni dhe të gjithë atyre që e njohën u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.