Nga nesër fillon zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurt” në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër
Duke filluar nga nesër, 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë në zonën e SPB të Ohrit, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas kontrolleve teknike dhe testimit përfundimtar, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët në zonën e SPB të Ohrit.
Me aktivizimin e sistemit, siç theksojnë nga Ministria, do të mundësohet kontroll i përmirësuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulim në kohë i shkeljeve të trafikut, rritje e disiplinës në trafik dhe përmirësim i sigurisë rrugore. MPB u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë vazhdimisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë në një siguri më të madhe në trafik përmes sjelljes së përgjegjshme.

