Rama: I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazovic-in për detyrën e re si Kryeministër i Malit të Zi.
Postimi i plotë:
I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi🇲🇪 Kush do ta kishte besuar dot deri dje, se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍 Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve dhe mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë🙏❤️