Gati tarifat e reja për energjinë
Tarifat e reja për energjinë elektrike janë gati, të hënën do t’u prezantohen qytetarëve, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Rregullorja e re është bërë nga ekspertë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Për momentin, rregullatori nuk zbulon saktësisht se sa blloqe tarifore do të ketë, por siguron se kjo mënyrë tarifimi do të sigurojë qasje të drejtë, pra ata që konsumojnë sasi dukshëm më të mëdha të energjisë elektrike se konsumi mesatar, do të paguajnë çmim më të lartë se të tjerët.
“Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifave është formimi i bllok tarifave që do të stimulojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike gjatë tarifës së lartë ditore dhe do të stimulojnë konsum më të lartë në tarifën e ulët të natës dhe në këtë mënyrë do të sigurojnë mbrojtjen e amvisërive te të cilat “konsumi i energjisë elektrike është brenda konsumit mesatar në vend”, deklaroi KRRE.
Sipas përllogaritjeve jozyrtare që tashmë i kemi bërë, qytetarët të cilët deri më tani kanë pasur fatura të rrymës mbi 10 mijë denarë, sezonin e ardhshëm të ngrohjes duket se do të paguajnë rreth 15 mijë denarë për të njëjtën rrymë të shpenzuar. Megjithatë, rregullatori tashmë ka thënë për Alsat se do të bëhet një model i veçantë tarifor që do të mbulojë amvisëritë që përdorin energjinë elektrike si energjens për ngrohjen e shtëpive të tyre.
“Nuk duhet të kenë frikë se këto kategori konsumatorësh do të futen në blloqe. Prandaj nuk dihet nëse do të ketë tre apo katër blloqe. “Ajo që është e qartë është se që nga momenti kur do të prezantojmë blloqet, do të organizojmë disa debate publike për të dëgjuar mendimin e ekspertëve në vend”, u shpreh MARKO BISLIMOVSKI – KRYETAR i KRRE-së.
Çmimin e ri të energjisë elektrike qytetarët do ta mësojnë në fund të këtij muaji. Rregullatori tashmë po bën analizën për të njohur kostot e kompanive energjetike nga të cilat varet çmimi përfundimtar i energjisë elektrike. EVN HOME tashmë ka shpallur tenderin për gjashtë muajt e ardhshëm për prokurimin e energjisë elektrike e cila do të duhet t’u shpërndahet amvisërive.
EMV është e detyruar të sigurojë 60% të sasisë së duhur. Nëse e jep të gjithë energjinë 100 për qind, rritja e re e paralajmëruar e energjisë elektrike që do të duhet të paguajnë qytetarët në periudhën korrik-dhjetor të këtij viti mund të ulet në mënyrë drastike./Alsat.mk