Maqedoni

Kovaçevski në takim me Selën: Nevojitet sjellje shtetërore për prosperitetin e të gjithë popujve në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Në kuadër të konsultimit të gjerë që po zhvillohen intensivisht, menjëherë pas marrjes së propozimit evropian, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në takim ,Kryeministri Kovaçevski i përcolli pozicionet e Qeverisë në raport me propozimin evropian. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo Qeverisë punon me konsensus sa më të madh dhe gjithmonë në interes të qytetarëve edhe njëherë i konfirmoi qëndrimet se nevojiten vendime të mençura dhe përgjegjësi e përbashkët që do të na sigurojë ardhmëri evropiane. Në bisedimet Kryeministri Kovaçevski theksoi se në propozimi evropian kemi pozicione të definuara për pranimin e qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, që ishte çështja më e rëndësishme për ne – Gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjer4a të Bashkimit Evropian pa fusnota dhe sqarime.

Në mënyrë plotësuese, Kryeministri Kovaçevski liderit të Aleancës për Shqiptarët i tha se nevojitet sjellje shtetërore dhe vendim i vërtetë për paqe, stabilitet të shtetit dhe prosperitet të të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se ky propozim final evropian mundëson fillim pa kushte të bisedimeve për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe operacionalizim të vendimit të Këshillit Evropian prej në mars të vitit 2020, me ç’rast negociatat me Bashkimin Evropian do të mund ti fillojmë menjëherë pas sjelljes së vendimit tonë për pranimin e propozimit.

Pas marrjes së propozimit nga presidenca franceze, Kryeministri Kovaçevski mbajti takime konsultuese me liderët e koalicionin qeveritar, me korin diplomatik, sektorin civil, përfaqësues të publikut ekspert dhe mediave. Kryeministri Kovaçevski njoftoi se çdo vendim për propozimin do të sillet përmes dialogut dhe konsultimeve në interes të së ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky takim është pjesë e një sërë takimesh konsultative me liderët e opozitës, si pjesë e konsultimit të gjerë për propozimin e presidencës franceze.