Shkup, vazhdojnë protestat kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë
Mijëra protestuar në Shkup të Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar edhe sonte protestat kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vendit me Bullgarinë që po bllokon anëtarësimit e vendit në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Sonte gjatë demonstratës, protestuesit arritën të kalojnë kordonin policor dhe të hyjnë në oborrin e ndërtesës së qeverisë së vendit, ndërkohë që forcat policore u sulmuan me vezë dhe gjë sende të tjera.
Pas incidentit, pasi protestuesit arritën të hyjnë në oborrin e qeverisë, situata u qetësua dhe aktualisht është nën kontroll nga forcat e rendit, derisa protestuesit, që mbështeten edhe nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin revoltën e tyre deri kur qeveria të refuzojë propozimin francez.
Kujtojmë se në samitin e NATO-s në Spanjë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se beson se është gjetur një kompromis për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Në fund të vitit 2020, Bullgaria refuzoi të miratojë kornizën e negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut, duke u arsyetuar se nuk mund të mbështeste fillimin e negociatave të me Shkupin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën.
Megjithëse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu Maqedoninë e Veriut si shtet, ka debate mbi një histori të përbashkët që nuk mund të ndahet. Diskutimet për këtë temë vazhdojnë midis ekspertëve të të dy vendeve.
Maqedonia e Veriut është vend kandidat për në BE që nga viti 2005.