RajoniTop Lajme

Momenti kur Vuçiq ia la dorën e zgjatur Borrellit (Video)

Shpërndaje

Takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka nisur pa përshëndetje mes tyre. Vuciq, madje, nuk përshëndeti as Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili i zgjati dorën.

Presidenti serb ka hyrë i fundit në takimin, ku bisedimet do të nisnin pas pak mes tij dhe Kurtit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë.

Kurti hyri i pari në dhomën e takimit dhe pyeti Borrellin dhe Miroslav Lajcakun se në cilën anë duhej të ulej. E orientoi Lajcaku.

Më pas hyn Vuciq, me fytyr të mrrolur dhe pozicionohet te vendi që kishte mbetur. Borrell i cili deri atëherë shikonte në telefonin e tij, i buzëqësh Vuciqit, në tentim për të shtrënguar duart me të.

Megjithatë, presidenti serb, nuk përshëndetet dhe Borrell ul dorën.

Nga minuta: 00:28