Kronikë e zezëRajoniTop Lajme

Atentat në Vlorë, makina shoshë nga plumbat, brenda 2 të vrarë (Video)

Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në Vlorë.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan.

Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpat Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte, raporton abcnews.al.

Ndërsa sot ka ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shosh nga plumbat sot, e cila nuk ishte e blinduar.

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur nga Vlora.

Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.

Atentat në Vlorë. Një makinë është qëlluar me breshëri automatiku në ecje e sipër në fshatin Panaja të Vlorës.

Brenda në automjetin e llojit Ford janë dy persona të vrarë.

Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i fshatit Panaja.

Pasi është goditur nga plumbat makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Kanë qenë shoferët e makinave të tjera që kanë telefonuar policinë duke dyshuar fillimisht se kemi të bëjmë me një aksident.

Por më pas policia pasi ka mbërritur ka parë se ishin para një atentati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Ndërkohë që në autostradën Levan – Tepelenë, në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e autorëve.

Ende nuk janë identifikuar viktimat.

Lajmet per ngjarjen:

Atentati në Vlorë/ Makina largohet nga vendi i krimit, ekzekutorët qëlluan drejt xhamit të parmë të makinës dhe në krahun e shoferit

Atentati me dy viktima/ Policia ‘blindon’ Vlorën, ngrihen postblloqe për kapjen e autorëve

Atentati me dy viktima në Vlorë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie