Rajoni

Dritan Abazoviq nesër vihet para mocionit të mosbesimit

Shpërndaje

Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.Seanca do të mbahet nga ora 11:00.Mocioni është paraqitur nga partia e presidentit atje, Milo Gjukanoviq, si dhe është nënshkruar nga 36 deputetë.Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro.Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.