Maqedoni

Taravari përgëzon Kurtin: Hap historik për Kosovën!

Shpërndaje

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverinë e tij për arritjen e marrëveshjes për dokumentet me Serbinë.

Taravari në urimin e tij thekson se kjo erdhi falë vendoshshmërisë së Albin Kurtit.

Ai me këtë rast ka falenderuar SHBA-të dhe BE-në për mbështetjen duke nënvizuar se ata kanë dëshmuar edhe një herë se janë partrerë strategjik të shqiptarëve.

“Përgëzime Qeverisë Kurti për suksesin dhe vendosshmërinë e treguar në negociatat me Serbinë. Hap historik për Kosovën! Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmuan se janë partnerët tanë strategjik dhe se gjithmonë janë në mbështetje të drejtësisë dhe barazisë!”, shkruan Arben Taravari.