RajoniTop Lajme

Kurti, Policisë së Kosovës: Mbani me përgjegjësi detyrat tuaja, ashtu siç Qeveria po mban përgjegjësitë ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar

Shpërndaje

Kryeministri Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” në shënim të 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka folur rreth rastit të dhunimit të 11 vjeçares, raporton GazetaBlic.

Kurti thotë se, nga Policia e Kosovës pritet të jenë në nivelin më të lartë të detyrës në çdo rrugë e në çdo cep të Kosovës.

“Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur, e cila do duhej të ishte në bankat shkollore, në klasën e 5-të ose të 6-të, ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Andaj, nga ju pritet e kërkohet të jeni në nivelin më të lartë të detyrës suaj kudo, në çdo rrugë e në çdo cep të vendit tonë. Mbani me përgjegjësi detyrat tuaja, ashtu siç edhe ne si Qeveri mbajmë përgjegjësitë tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar të vendit tonë. Trasoni rrugë lehtësisht të kalueshme për të gjithë, por edhe për brezat e rinj që do të vendosin të vazhdojnë rrugën tuaj”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë: