MaqedoniTop Lajme

Takimi Osmani – Gërvalla Schwarz

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, në kuadër të Procesit të Berlinit realizoi takim me Zëvendësministren dhe Ministren Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz.

Gjatë bisedimeve u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe përkushtimi për mbrojtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

U konstatua se pavarësisht treguesve shumë të mirë të bashkëpunimit ekonomik, ekzistojnë mundësi dhe kapacitete të pashfrytëzuara për zhvillimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe rajonit në tërësi, duke ngritur kështu standardin e qytetarëve. U nënvizua veçanërisht domosdoshmëria e intensifikimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të lidhjes së infrastrukturës, por edhe në fusha të tjera, si turizmi, kultura dhe arsimi.