Maqedoni

Komuna e Gostivarit shënoi Ditën e saj, 23 Dhjetorin

Shpërndaje

Edhe sivjet me një ceremoni të veçantë e me mysafirë të shumtë, ish-kryetarë komune, deputetë, këshilltarë komunalë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe figura të shumta të jetës publike, Komuna e Gostivarit shënoi Ditën e saj, 23 Dhjetorin.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe miku i qytetit tonë, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i shoqëruar nga përfaqësues të ambasadës së Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut.

Të bindur me zemër dhe mendje, me dakordimin e shumicës, këtë vit Qytetar nderi, për kontributin e tij të veçantë në kohë të vështira kemi shpallur z.Enver Zenku.

– kryetar i parë i komunës së Gostivarit në Maqedoninë pluraliste, ndërsa me Mirënjohje dekoruam disa personalitete për arritje vendore dhe ndërkombëtare:

– Dr.Prof. Fadil Hoxha i cili prej vitit 2014 ushtron funksionin themelues rektor i Universitetit Ndërkombëtar Vizion;
– Kamiponin botëror në balet modern Andi Ismaili, për arritje ndërkombëtare në art;
– Hendbollistin Daniell Gjorgjeski, pozicioni portier, për arritje ndërkombëtare në sport;
– Liza Abdija në aktrim e cila është fituese e çmimit aktorja më e mirë në Festivalin “Loja pa maska”, dhe
– Metin Memed, i cili është autor i librit “Botëra të veçanta” ku trajton jetën e personave me aftësi ndryshe, kategori të cilës i takon edhe vetë autori.

Në manifestim u prezantua edhe një dokumentar i shkurtër me të gjitha investimet kapitale në komunën e Gostivarit në vitin 2022, ndërsa në pjesën artistike, aktori i mirënjohur Pajazit Murtishi u prezantua me një monolog, kurse Sihana Reçi dhe Besar Iljazi performuan me violinë dhe kitarë.