Maqedoni

Mickoski kërkon zgjedhje pas Ramazanit

Shpërndaje

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët tha se koha më e mirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte periudha nga 14-21 maj, përcjell TV21. Mickoski thotë se deri në fund të prillit do të përfundonin festat e mëdha fetare, siç janë Pashkët dhe Ramazani-Bajrami, ndërsa shprehet i bindur se do të ketë zgjedhje pasi sipas ti ka kaos brenda koalicionit qeverisës.

“Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ka kaos, jo vetëm mes partive politike, por edhe brenda koalicionit qeverisës, e kam fjalën për LSDM-në, BDI-në dhe Alternativën, dhe se kaosi në koalicionin qeverisës ndikon keq në funksionimin e shtetit”, tha mes tjerash Mickoski.