Rajoni

Pakoja e Madhe, Kryeministri Rama: Po programojmë një tjetër bonus për pensionistët

Shpërndaje

Pakoja e Madhe ka mbërritur dhe tek pensionistët, të cilët kanë marrë bonusin e premtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një postimi në “Facebook” Rama shprehet se bonusi i fundvitit për pensionistët t’ ju sjellë shëndet e mbarësi.

Ndërkohë njofton se një tjetër bonus do të programohet në muajt në vijim për pensionistët.

❤️ Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur
*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme

Nga pakoja prej 8 miliardë lekë, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar do të përfituan nga 8000 mijë lekë.

Për punonjësit e administratës me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, ushtarakët, punonjësit e policisë, dhe një kategori e përcaktuar e infermierëve qeveria kishte një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

20 mijë lekë iu dhanë nënave kryefamiljare, ushtarakëve të këmbësorisë, Forcave Renea, Forcave Delta, FNSH, njësia operacionale, zjarrfikësve, një kategori e caktuar e infermierëve dhe punonjësve të administratës me pagë bruto nën 60 mijë lekë.