RajoniTop Lajme

Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Durrësit, nisen forca për shpëtimin e ekuipazhit (Video)

Shpërndaje

Një anije është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit. Mësohet se bëhet fjalë për anijen “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave.

Nuk dihet ende nëse anija ishte e ngarkuar apo bosh. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga ana tjetër, Albeu.com mëson se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes. Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.

Veç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.

*****

Detaje të reja, zbulohet shkaku i zjarrit në anijen me flamur panamez

Një anije me flamur panamez është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Radën e Portit të Durrësit.

Detaje të reja janë zbuluar mbi shkakun e rënies së flakëve.

Burimet për ABC bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve anija ndodhet në pronësi të shqiptarit Kledis Mari.

Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes. Aty mbanin materila si cima, një lavatriçe etj.

Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.

Veç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.

Ndërkohë njoftohet se tashmë intensiteti i flakëve ka rënë dhe se është nën kontroll.