Ramabaja fton protestë për nesër kundër Asociacionit
Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka ftuar për nesër protestë kundër Asociacionit të komunave me shumicës serbe.
Ai ka thënë se imponimi i Asociacionit është “një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe.
”Jo BKS-së”, shkruan Ramabaja në Facebook.
“Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00 – të gjithë në SHESH”, fton ai.
Tema e Asociacionit të komunave serbe është rihapur sërish dhe po i kërkohet Kosovës që ta themelojë atë.