Maqedoni

Shtëpia e Derallajve në Tetovë është e mbyllur, nga viti 2009 assesi të shndërrohet në muze Video)

Shpërndaje

“E filluar që të konservohet në vitin 2016 që të shndërrohet një muze, por akoma pas sukses. Shtëpia e Halim Derallës në Tetovë, akoma pret mjete nga Ministria e Kulturës për të përfunduar rikonstruimin e plotë”, raporton gazetari i TV21 Senat Zylbehari.

Edhe pse puna më e madhe është kryer, megjithatë shtëpia ende mbetet e mbyllur për qytetarët.

Nga Ministria e Kulturës thonë se këtë vit janë ndarë 2.5 milionë denarë që të përfundojë konservimi.

“Gjatë vitit 2023 do të kryhet: konservimi dhe restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i “Shtëpisë së Halim Beut ” në Tetovë, si fazë finale e këtij projekti. Për këtë qëllim janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 2.500.000 denarë, të siguruara nga Buxheti i Ministrisë së Kulturës në Programin Vjetor për institucionin kompetent Qendra Nacionale Konservim – Shkup. Me realizimin përfundimtar të punimeve konservatore-restauruese të objektit do të mundësohet përcaktimi i qëllimit të tij si objekt me qëllim funksional në fushën e kulturës”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Iniciativa për shndërrimin e shtëpisë të Halim Beg Derallës në Muze është nga viti 2009, ndërsa ky ishte edhe premtim parazgjedhor në atë kohë.

Po kush ishte Halim Deralla?

Ai ishte djali më i madh i Mehmet Pashë Derallës. Gjeneral i ushtrisë osmane i cili e braktisë këtë gardë për tu bashkuar me patriotët shqiptarë. Në vitit 1912 u zgjodh ministër i luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. Ndërsa i ati Hasan Deralla ishte delegat i Tetovës në lidhjen e Prizrenit në vitin 1878.

Shtëpia e Halim Beut ka historikun e saj të veçantë, si nga stili arkitekturor, ashtu dhe nga rëndësia historike, që flet për kohën kur Halim Beu ishte si deputet i Tetovës në Parlamentin e Beogradit.

Kjo shtëpi një kohë të gjatë ka shërbyer si spital, ndërsa deri më sot është premtuar disa herë se ky objekt do të jetë një muze për familjen Deralla dhe sidomos për Memet Pashë Derallën, por edhe sot e kësaj dite kjo shtëpi mbetet e pa përfunduar./TV21