Vuçiq: Kurti nuk do ta formojë Asosacionin, presioni ndaj Serbisë do të rritet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.
Vuçiç tha se problem është hipokrizia e atyre që marrin pjesë në gjithë këtë proces, të cilët heshtin ndaj fjalëve të tij dhe vlerësoi se presioni ndaj Serbisë do të rritet.
Ndër të tjera, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne po përgatitemi për ato bisedime të hënën dhe të martën, pas kësaj do të shkojmë në Ohër, më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë të flasim. Kur thonë se bisedimet kanë qenë konstruktive dhe kanë qenë aq konstruktive sa e vetmja gjë që duhej të flitej, thoshin se nuk do ta përmbushin. Pse po vini në Beograd, a duhet ta njohim Kosovën, ju po flisni për kot. Gjeni diçka më të zgjuar për të ardhur. Se filluan të përmbushin nderkombetarët detyrimet që edhe ju i keni nënshkruar. Kjo është edhe një përgjigje për të gjithë ata që na kritikuan për shkak të Marrëveshjes së Brukselit, sepse e dija që ne do t’i përmbaheshim asaj dhe se disa të tjerë nuk do të donin ta respektonin atë”, theksoi ai.