MaqedoniTop Lajme

Mexhiti në asamblenë e OBSH-së në Gjenevë, takon kreun rajonal për Evropë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhti, ka zhvilluar sot një takim bilateral me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Hans Kluge, në kuadër të Asamblesë Botërore të 76 të Shëndetësisë në Gjenevë.

Në takim është theksuar mbështetja e vazhdueshme e OBSH-së për forcimin e sektorit të shëndetësisë në shtetin tonë, me theks të veçantë në reformën e KPSH-së dhe zhvillimin e protokolleve për sëmundjet kyçe jo-ngjitëse.
– Unë jam i vendosur të shtyj përpara agjendën e KPSH-së, duke siguruar zbatimin e suksesshëm të saj. Gjithashtu me rëndësi të veçantë është edhe zhvillimi politikave të duhura dhe masat për të tërhequr, mbajtur, madje edhe kthimin e fuqisë punëtore të arsimuar në vend, tha ministri Mexhiti në takim.

Ai shprehu mirënjohje ndaj OBSH-së për mbështetjen e vazhdueshme teknike në fusha të tjera kritike, të tilla si kontrolli i duhanit, shëndeti mendor dhe sjellja e shëndetshme, me një fokus të veçantë në programin e përbashkët OBSH-UNICEF për shëndetin mendor tek fëmijët dhe adoleshentët.