Ageler: Merko i pari për këtë vit në listën e zezë, presim për të tjerë
Pas shpalljes së kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko non grate nga Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar edhe ambasadorja e Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela.P. Aggeler e cila ka theksuar se i parë është Merko ndërsa presin edhe të tjerë.
“Sekretari i Shtetit emëroi sot kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merkon dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, bazuar në gjetjet e korrupsionit. Populli i Maqedonisë së Veriut meriton integritet nga zyrtarët e tyre publikë dhe një sistem që do t’i mbajë ata të përgjegjshëm. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të publikojë çdokënd – pavarësisht pozicionit apo partisë politike – që minon sundimin e ligjit, duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Merko është i pari për këtë vit, dhe ne presim më shumë. Korrupsioni ka pasoja.”, tha Ageler.