Rajoni

Qëlluan me armë zjarri drejt Policisë, arrestohen 4 serbë dhe një shqiptar

Shpërndaje

Një grup kontrabandistësh me tri vetura dhe një furgon kanë gjuajtur armë zjarri në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se janë arrestuar katër serbë dhe një shqiptar.

Sipas Elshanit, në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai. Më pas në furgon kanë gjetur cigare dhe kanë konstatuar se ka pasur edhe lëndë narkotike. Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”. Të katër automjetet janë sekuestruar”, ka thënë ai.