Maqedoni

Bedri Ajdari: Turp për deputetët që votouan ndryshimet në Kodin Penal!

Shpërndaje

Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, vlerëson ndryshimet e miratuara një ditë më parë në Kodin Penal, janë bërë me të vetmin qëllim për ta amnistuar ish kryministrin, Nikolla Gruevski, për të cilin thotë se është “babai” i të gjitha të këqijave që u kanë ndodhur shqiptarëve në Maqedoni, gjatë qeverisjes së tij.

“Për ata që e kanë votuar këtë ligj është turp, sepse i kanë amnistuar të gjithë njerëzit më të korruptuar, më të kriminalizuar dhe që kanë bërë krime ndaj qytetarëve të këtij vendi. Gruevski arriti dhe do të vijw pa një ferrë në këmbë në këtë vend, ai i cili ishte “babai” i të gjitha të këqijave në vendin tonë. Është normale të ketë ndryshime në çdo ligj dhe për çdo ligj i cili është në favor të qytetarëve, por kjo që është votuar ditëve të fundit është komplet në disfavor të qytetarëve dhe në favor të politikanëve , funksionarëve të cilët bota e din se kanë qenë të korruptuar, janë arratisur për shkak të korrupsionit dhe për shumë shkaqe tjera, e sidomos njihen këto si montues të rasteve të montuara. Ne indirekt jemi të prekur nga këto. Shumë komentues bëjnë një krahasim pse ligji nuk hyn në fuqi edhe për rastet e montuara, ne nuk jemi të interesuar për amnesti, ne vazhdimisht kemi qenë të interesuar për një zgjidhje të drejtë, jo për amnesti. Që të ketë ligj për amnesti është normale në përgjithësi që të kapen të gjithë qytetarët, të gjitha kategoritë të cilët mendoj se janë edhe ato në një farë mënyre të gjykuar padrejtësisht, duke e ditur se kush janë gjykatësit dhe se si kanë shkuar gjykimet me porosi”, tha Ajdari.