Maqedoni

Kovaçevski: Ligji për amnisti jo për rastet e PSP-së dhe “27 Prillin”

Shpërndaje

Ligji për amnisti që është në procedurë qeveritare vlen për një kategori të caktuar të burgosurish dhe të dënuarish, të cilët tashmë janë duke vuajtur dënimin dhe nuk kanë të bëjnë për rastet e PSP-së, të dënuarit nga 27 prilli dhe funksionarët parlamentar ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur akuzave të liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov se LSDM-ja dhe BDI-ja po përgatisin amnisti në marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për të siguruar vota për ndryshimet kushtetuese.

Ligji për amnisti për vepra më të vogla penale pritet nesër të gjendet në mbledhjen e Qeverisë, paralajmëroi Kovaçevski i cili iu përgjigj pyetjeve për ligjin për amnisti dhe ndryshimet në Kodin penal.

Kovaçevski theksoi se ligji për amnisti për vepra më të vogla penale është prezantuar më parë në seancë të qeverisë, por për shkak të harmonizimit teknik me sektorin e legjislacionit është lënë afat deri në seancën e nesërme të Qeverisë.

“Dhe si e tillë pasi të harmonizohet do të dorëzohet në Kuvend, pastaj varet nga deputetët nëse do të miratohet, në çfarë forme do të miratohet dhe kur do të miratohet”, tha Kovaçevski.

I pyetur se pse në Kodin penal nuk është nënshkruar ministri i Drejtësisë, Lloga, por nga zëvendësministri i Drejtësisë, Kovaçevski me përgjigje se sipas Ligjit për Qeverinë, mund të nënshkruhet ose nga ministri ose zëvendësministri, varësisht se cili ka qenë i përfshirë në proces.

Në pyetjen e gazetarëve për dyshimin e Bashkimit Evropian për ndryshimet në Kodin penal dhe ligjin për amnisti se më të inkurajohet mosndëshkimi, Kovaçevski theksoi se këto ligje janë në përputhje me praktikat në BE dhe se ne jemi një vend që përpiqet për anëtarësim në BE, duke filluar me procesin e skriningut.

Theksoi se ndryshimet në Kodin penal janë diskutuar në seancë të qeverisë, janë dorëzuar në Kuvend, të gjitha grupet parlamentare kanë marrë pjesë në seancën plenare kur është caktuar rendi i ditës, të gjitha grupet parlamentare kanë marrë pjesë në Komisionin për Çështje evropiane dhe më pas janë votuar në seancë plenare. Ai ka përsëritur se ligji për amnisti i cili ka të bëjë me veprat më të vogla penale, është prezantuar në seancë të qeverisë dhe do të dorëzohet në Kuvend dhe se varet nga deputetët se në çfarë forme do të miratohet.

Lidhur me reagimet e Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian, kryeministri shpjegoi se ka një tabelë të tërë korresponduese për sa i përket harmonizimit të direktivave 42/2014 etj.