Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,25 % në raport me vendimin e datës 29.9.2023.
Nga data 3.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,660 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.