Biden: Pushtimi i Gazës nga Izraeli do të jetë gabim i madh
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se pushtimi i Gazës nga Izraeli do të jetë gabim i madh, transmeton Anadolu.
I ftuar në programin “60 Minutes” në kanalin CBS News, Biden tha se beson që Izraeli do t’u përmbahet “rregullave të luftës” në Gaza dhe se në këtë mënyrë populli i Gazës do të ketë qasje në ushqim, ujë dhe ilaçe.
Në pyetjen “A e mbështesni pushtimin e Gazës nga Izraeli në këtë pikë?” Biden tha: “Mendoj se kjo do të jetë gabim i madh. Ajo që ndodh në Gaza është në lidhje me Hamasin ekstremist. Ai nuk përfaqëson të gjithë popullin e Palestinës. Pushtimi i Gazës nga Izraeli do të jetë gabim. Por, duhet të hyjë dhe të eliminojë ekstremistët e tillë si Hezbollah dhe Hamasi”.
Biden tha se Hamasi duhet të eliminohet plotësisht por që duhet të ketë një rrugë për administratën dhe shtetin palestinez. “Kjo rrugë është zgjidhja me dy shtete dhe prej dekadash ka qenë politika e SHBA-së. Përkrah Izraelit të krijohet një shtet i pavarur për 5 milionë palestinezë”, tha presidenti amerikan.