Maqedoni

Nga buxheti i shtetit do të paguhen shpenzimet për mbrojtje te lëndët e vjetruara në RMV, sipas ndryshimeve të Kodit Penal

Shpërndaje

hpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit të Kodit Penal bien në kurriz të buxhetit të shtetit, MIA. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve me vendim të Gjykatës do duhen tu kthehen palëve. Që shpenzimet të jenë të pranuara, avokatët duhen të dërgojnë kërkesë para gjykatës, të paraqesin shpenzimet reale, ndërsa deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim të tillë, informuan në brifingun e sotëm në Gjykatën Themelore -Shkup.

Shuma e cila duhet të ju paguhet avokatëve, përcaktohet në bazë të kërkesës që i parashtrohet gjyqtarit, pra trupit gjykues që ka trajtuar lëndën, janë ofruar prova për pagesën nga pala që pastaj gjykata t’i kthej ato mjete.

“Gjykata penale në këtë rast kërkon prova se këto shpenzime janë paguar më herë. Dëshmi është kuponi fiskal, certifikatë nga DAP ose certifikatë nga llogaria bankare, ku mundet të shohim hyrjen dhe daljen e mjeteve, që të mund si shpenzime reale t’i paguajmë, Derisa nuk na jepen për mbikëqyrje, do të thotë se ka ndonjë problem. Dhe më pas këto shpenzime ju kthehen palëve”, sqarojnë nga Gjykata penale.

Përveç shpenzimeve të avokatëve, gjykata duhet t’i kthej edhe shpenzimet e bëra për ekspertizë, ndërsa të akuzuarit në këto raste do të mund të kërkojnë kompensim nga shteti për kohën e kaluar në paraburgim.

Nga Gjykata Themelore Penale Shkup theksojnë se e gjithë kjo vetëm e rëndon më tej punën e gjykatës.

“Zgjidhim shumë gjëra që në parim nuk duhet të jenë as tonat. Ne duhet të vendosim për fajësinë, nuk duhet të vendosim për shpenzimet, por edhe kjo na e rëndon punën”, thonë nga Gjykata Themelore Penale.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, këtë muaj tregoi që do të fillon me prezantimin e Kodit të ri Penal në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar që do të përfshihen shumë vepra të tjera penale lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, por edhe vepra penale të cilat do të precizohen për keqpërdorime të tjera të mundshme.