Vjetrohet “Trajektorja”, Gruevski shpëton edhe nga një gjykim
Ndryshimet e Kodit Penal e shpëtojnë ish kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski edhe nga një rast gjyqësor. “Trajektorja”, që kishte të bëjë me përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ku të akuzuar ishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i N.P. “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski, për ta u ndërpre procedura penale, dhe do të ketë dëmshpërblim nga paratë e qytetarëve.
Prokuroria Themelore Publike
“Duke i pasur parasysh dispozitat nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, gjegjësisht çështjet juridike të cilat dalin nga i njëjti dhe ndikimi i tyre në kualifikimin e veprave penale për të cilat akuzohen të akuzuarit është marrë vendim adekuat i prokurorisë publike, të paktën që të shtyhet debati i caktuar”.
Gjyqi për këtë rast ka filluar në vitin 2018 dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim të shkallës së parë.
Raste gjyqësore në të cilat ka shpëtuar ish kryeministri janë edhe rasti “Talir”, “Titanik”, “ Tanku” dhe pritet që me ndryshimet në Kodin Penal ai do të shpëtoj edhe në disa raste gjyqësore.
Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, me të cilat ishin ulur dënimet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, “shoqërim kriminal”, u hap mundësia për vjetërsimin e disa veprave penale për të cilat akuzohen të akuzuar në lëndët të cilat i hapi ish Prokuroria Speciale.