Maqedoni

Halil Snopçe: Opozita shqiptare të distancohet nga VMRO-DPMNE, derisa japin deklarata kundër integrimit dhe kundër shqiptarëve

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe duke komentuar deklaratëne kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski se në Maqedoni nuk ka komuna shqiptare dhe nëse kjonuk u pëlqen le të shkojnë në ato shtete që parapëlqejnë këtë dhe në aspektin emocional se si ndjehe ata mua smë intereson aspak, Snopçe theksoi se VMRO-DMPNE historikisht ata tentojnë që të poentojnë politikisht duke treguar antishqiptarizëm.

A ishte Mickovski që deklaroi në gazetën KOHA se nuk është kundër 20% por pastaj doli të jetë kundër, pastaj ne e dimë se kush e organizoi 27 Prillin por ne e gëlltitëm për interesin e qytetarëve por kjo u reflektua negativisht, tha Snpopçe.

Snopçe më tej shton se VMRO-DPMNE dhe të tjerët e dinë se këtë shtet stabile kanë mbajtur shqiptarët, madje edhe kryetari Taravari e potencoi se shqiptarët kanë qenë më shumë pro këtij shteti se sa pala maqedonase.