Bota

Putin-bin Salman: Duhet të ndalen operacionet ushtarake në territorin palestinez

Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka bërë thirrje për “përfundimin e operacioneve ushtarake në territorin palestinez”, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, Putin dje udhëtoi në Riad për kontakte zyrtare. Ai dhe bin Salman sot lëshuan një deklaratë të përbashkët me shkrim.

Sipas deklaratës, Putin dhe bin Salman në takimin e mbajtur në Pallatin Al-Yamame në Riad diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Dyshja theksuan bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe financimit të kësaj lufte, si dhe shprehën shqetësimin e tyre për fatkeqësinë humanitare në Gaza.

Putin dhe bin Salman theksuan se “operacionet ushtarake në territorin palestinez duhet të ndalen, civilët duhet të mbrohen dhe organizatat ndërkombëtare humanitare duhet të lejohen të përmbushin detyrat e tyre”.

Gjatë takimit, presidenti rus shprehu gjithashtu shpresën se rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit në muajin mars do të kontribuojë në “forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ruajtjen e sovranitetit të vendeve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit”.