Biden i vendosur të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Izraelin
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në pritjen e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebre Hanukkah, tha se do të vazhdojë mbështetja e tij ushtarake për Izraelin, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “The Times of Israel”, Biden në fjalimin e tij të mbajtur në aktivitet, dënoi anti-semitizmin në rritje në SHBA pas sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.
Biden theksoi se “do të vazhdojnë t’i japin mbështetje ushtarake Izraelit deri sa të shpëtohen nga Hamasi”, duke shtuar: “Por duhet të jemi vigjilentë. Mendimi i gjithë botës mund të ndryshojë brenda natës. Nuk mund të lejojmë kjo të ndodhë”.
Ai tha se angazhimi i tij për sigurinë e hebrenjve dhe Izraelit dhe të drejtën e ekzistencës së shtetit të pavarur hebre është i palëkundur. “Po të mos ishte Izraeli, asnjë hebre në botë nuk do të ishte i sigurt”, tha Biden.
“Ngrohtësia dhe lidhja ime me komunitetin hebre është e padiskutueshme. Disa vite më parë u futa në telashe dhe u kritikova kur thashë ‘Nuk duhet të jeni hebre për të qenë sionist dhe unë jam sionist'”, shtoi ai.