MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski do të nis bisedimet për Frontin e gjerë Evropian

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do të formojë një grup punues dhe do të nis bisedimet me të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare, shoqatat qytetare, aktivistë, dhe qytetarë lidhur me formimin e të ashtuquajturit Fronti Evropian.

Nga kjo parti theksuan mbrëmë se pjesë e këtij formacioni do të jenë të gjithë ata që e mbështesin rrugën evropiane dhe që e shohin të ardhmen e vendit si anëtare e plotë e BE-së, përcjell INA.

Kovaçevski mbrëmë mori autorizimin nga kryesia qendrore për të nisur përgatitjet dhe bisedimet për iniciativën për një front të gjerë evropian.

Kryesia e LSDM përcaktoi Rregulloren dhe oraret për procedurën, mënyrën dhe kriteret për përcaktimin e kandidatit të LSDM-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, si dhe për përcaktimin e kandidatëve për deputetë, si dhe vendimin për thirrjen e dy kongreseve të veçanta në të cilat do të përcaktohen kandidaturat.