RajoniTop Lajme

Rama prezanton projektet që do përfundojnë këtë vit: Portin e Durrësit do ta kalojmë në financim të brendshëm

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat.

“Kemi pasur tre sesione. Një me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politik he anëtarët e kabinetinit. Një sesonin me praninë edhe të zv.ministrave dhe drejtuesish të instuti qendore dghe një seson të mbledhjes së ngushtë të kabinetit qeveritar. Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisës, duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor dhe nënsektor.

Meqë jemi ne Lezhë dhe meqë këtu ka posoçmëri për korridorin blu, dua t’ju them që në diskutimet për infrastrukturat rrugore portuale kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me korridorin blu. Brenda këtij viti do hapim aksin e rëndësishëm Thumanë-Kashar,, ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar, ishte mbi 60 e pak % vetëm pak kohë më parë.

Kemi qartësi në procesin me aksin Milot Thumanë, ku e dimë sa e vështirë është lëvizja gjatë kohës së vërës. BEsojmë që do të procedojmë përpara sezonit, me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj dhe po punohet për fazzën e parë të segmentit Milot Muriqan.

Nga ana tjetër kemi adresuar nevojnën për bypassin e Elbasanit, ku falë terrenit të favorshëm ecën me shpejtësi puna. Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekururdhor Tiranë-Durrës brenda vitit, kemi diskutuar financimin e katër km që duhen për të lidhur 10 stacione nga Kashari në qendër të Tirnaës. Në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për Vorë-Hani i Hotit, kemi fituar nga fondet europiane financime për segmentitn Durrës-Rrogozhinë dhe kemi aplikuar për Rrogozhin-Pogradec dhe kemi diskutuar me qeverinë e Kosovës me ecurinë e projektit Durrës-Prishtinë, dhe ka një dakordësi në parim për të eksploruar një ndryshim të vijës, duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.

Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garë ndërkombëtare për Portin e Durrës, për të cilin do të bjëmë një ndryshim pasi është një projekt strategjik, ku kemi përfshirë edhe NATO-n. Do kalojmë në financim të brendshëm, që mos varemi nga kohët e tejzgjatura nga financimet e huaja. Këto janë projektet e mëdha.

Këtë vit finalizojmë aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Transoportit. Synohemi të bëhemi kampionët absolut të pozicionit të Shqipërisë për turizmin. Si Booking dhe agjensitë kombëtarë që thonë që shqipëria është vendi me rritjen më të madhe për sa i përket turizmit në transport.

Kjo agjenci do të mbulojë edhe transportin e fëmijëve dhe mësuesve. Jemi në finalizim për krijimin e një shoqërie aksionere, për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit por edhe për eksport. Është një projekt shumë i bukur që do të na japë mundësitë për nevojat tona”, tha kryeministri./Top Channel