Maqedoni

Fatmir Besimi: Nuk e pranojmë amandamentin për zvogëlim të distancës nga 500 në 200 metra për dislokim të kazinove

Shpërndaje

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka hedhur poshtë amendamentin e VMRO-DPMNE-së opozitare për zvogëlimin e distancës nga 500 në 200 metra të objekteve të lojërave të fatit.

Besimi tha se amendamenti është i papranueshëm.

Në Komisionin për Çështje Evropiane ku për disa ditë po diskutohet për këtë ligj.

Kujtojmë, ligji në fjalë për dislokimin e bastoreve dhe kazioneve ka qenë i bllokuar nga opozita për më shumë se dy vite.