LEN: Aktualisht s’ka marrëveshje për koalicion me ASH-në
Zëdhënësi i Lidhjes Europiane për Ndryshim, Astrit Iseni sot në konferencë për shtyp deklaroi se ka një lloj dakordimi, por se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët për të qenë pjesë e bllokut opozitar. Paralajmëroi se për këtë, LEN do të informojë në ditët në vijim.
“Në takimin e ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka një lloj dakordimi që ai të jetë pjesë e opozitës, por nuk ka marrëveshje. Për këtë do të njoftoheni në ditët në vijim”, tha zëdhënësi Iseni.
Do të informojnë shtesë, siç tha, se kush do të jetë kandidati i tyre për president pasi të diskutojnë në koalicion.
Lideri i ASH-së, Arben Taravari sot konfirmoi se ka pasur diskutime që ai të jetë kandidat i opozitës për president, por ai theksoi se nuk është i interesuar për këtë.