LVV: Pesë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se pesë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LVV ka thënë se janë shpalosur qindra prova për pjesëmarrësit e atij sulmi, shkruan Arbresh.info.
“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast.”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Ndryshe, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, sulm nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.