RajoniTop Lajme

Publikimi i videos pas dhunës në Oborrin Mbretëror, policia merr vendimin e pazakontë

Shpërndaje

Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore, i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.

Këtë të shtunë, Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP, ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu, me të cilën janë në proces divorci.

AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin, i cili shpërndau videon e sherrit në media.

Më 7 Mars, Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Seanca u mbajt paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll, nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Për dy të parët kërkesat u aprovuan nga togat e zeza dhe nga 7 Marsi për Lekë Zogun ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e Gjergj Zaharisë.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri.Leka Zogu, duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.