SportTop Lajme

Policia dhe prokuroria gjermane japin detaje se si ndodhi vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani

Shpërndaje

Ish-boksieri kosovar, Besar Nimani ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së shtunës në qytetin e vjetër të Bielefeldit në Gjermani.

Tanimë vrasja e tij është konfirmuar edhe nga policia gjermane dhe prokuroria të cilët kanë dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së ish-boksierit me pasaportë kosovare.

“Të shtunën më datë 9 mars rreth orës 18:00 një 38-vjeçar nga Bielefeld ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në qendër të qytetit”.

“Autori ose autorët janë në arrati, pasi deri më tani dëshmitarët kanë thënë se kanë parë mbi dy persona duke ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Policia gjermane ka kryer disa kontrolle në disa apartamente në Bielefeld, por deri më tani autorët ende nuk janë kapur. Megjithatë operacioni i madh kërkimor është duke vazhduar në zonën e qytetit të Bielefeldit deri në arrestimin e autorëve të këtij krimi”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe prokurorisë gjermane.

Detajet e tjera që ka raportuar ‘Radio Bielefeld’ është se ata autorët e krimit kanë qenë një grup burrash të cilët para krimit kanë qenë në kafene në Obernstrasse.

Ndërkohë sa i përket tanimë ish-boksierit Besar Nimani, ai ka qenë në një sallon parukerie dhe momentin që ka dalë nga aty ai është qëlluar. /Telegrafi/