Fronti Europian hapi Shtabin zgjedhor në Shuto Orizare
Fronti Europian hapi Shtabin Lokal Zgjedhor në komunën e Shuto Orizares në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Të pranishmëve i’u drejtuan kandidatët për deputetë Sadulla Duraku, Skender Rexhepi Zejd, Fatima Osmanovska, Bastri Bajrami dhe kandidati për president Dr. Bujar Osmani.
“Në Frontin Europian dera është e hapur për të gjithë përfshirë këtu edhe komunitetin rom dhe turk, uroj që me mobilizimin tonë në Zonën e II, pak janë 6 deputetë, më shumë se 6, por fillimisht të mobilizojmë forcat që presidentin Bujarin tia japim hakun dhe bashkë të votojmë e punojmë që më 8 maj të ngadhnjejmë si Front Europian”, tha bartësi i listës për Zonën e II-të zgjedhore, Duraki.
Zejd tha se si popull jemi diskriminuar për 20-30 vit, andaj jemi bërë pjesë e Frontit Europian gjithë bashkë.
“Funksionimin e fushatës ta bëjmë me dinjitet ashtu siç e kemi nisur mos kemi ofendime, atyre ua lëmë sepse është garë politike e programit më të mirë dhe do e fitojmë, neve nuk na takojnë sepse ashtu e filluan me ofendime dhe diskriminim racor mbi bashkëudhëtarët tanë të cilët tashmë janë pjesë e Frontit Europian, një etnie me të cilët ndajmë hallet dhe na bashkojnë edhe shumë elemente tjera sepse krahas atyre ne u japim mesazhin që Svlejnë sepse ofendojnë një etnitet tjetër, sepse janë të diskriminuar si popull ashtu siç ishim në 20-30 vite në të kaluarën”, theksoi kandidati për deputet Rexhepi.
Kandidatja për deputete Osmanovska shtoi se romët dhe shqiptarët kanë ndarë të njejtat halle, por kemi treguar shembull në Shuto Orizare se si punohet dhe bashkëjetohet.
“Kjo është Shuto Orizarja fitimtare sepse edhe shqiptarët edhe romët ishin gjithmonë pjesë e fitoreve në të gjitha proceset zgjedhore dhe komuna jonë është shembulli më i mirë se si duhet të funksionojë Fronti Europian, dhe të tregojmë vendit se si jetohet bashkë shqiptar dhe rom, me të njejtat probleme dhe halle, ju e dini se çfarë solli koalicioni në pushtet lokal, ndryshime shumë pozitive dhe kjo është rruga jonë që e kemi zgjedhur dhe njejtë do të vazhdojmë edhe më tej që të ju tregojmë dhe fëmijëve tanë se si jetohet bashkë”, tha Osmanovska.
Bastri Bajrami vlerësoi se mesazhi që japim përmes unifikimit do të sjellë fitoren e madhe.
“Sonte këtu në Shuto Orizare jepet mesazhi i qartë se unifikimi përmes dallimeve mund të sjellë rezultatin e fitores se madhe. Në zonën II jam i bindur se fitorja do jetë shumë e madhe ndërsa rezultati në komunën tuaj do të jetë shuplakë për opozitarët. Që fitorja në 8 maj të jetë e sigurtë dhe shumë e madhe, ne të gjithë duhet të punojmë maksimalisht që paraprakisht fitorja e kandidatit tonë për president Bujar Osmani më 24 Prill të jetë aq e thellë sa opozita nuk do mund të kthjellet as më 8 Maj as më katëe vitet e ardhëshme. Prandaj, t’i përvjelim krahët, më 24 prill të votojmë numrin 4 dhe të nisim festën e fitores”, tha kandidati për deputet Bastri Bajrami.
Kandidati për president Bujar Osmani ka elaboruar arsyen e etablimit të Frontit Europian duke thënë se ai është kundërpërgjigje ndaj atyre që po tentojnë të përjashtojnë komunitetet e vendit nga procesi i vendimmarrjes.
“Atmosfera ngado që shkoj është e jashtëzakonshme, Fronti Europian aq mirë po pritet pozitivisht nga njerëzit sikur njerëzit kanë qenë të urritur që të bashkohemi me gjitha komunitetet në bllokun më të madh multietnik dhe kjo përshtypje është gjithandej vendbanimet që jam duke kaluar këto ditë. Aq bardh e zi është situata që gjendemi ne dhe vendimi do të meret nga secili prej jush”, sqaroi Osmani.