RajoniTop Lajme

Qeveria e re serbe po vlerësohet e rrezikshme për rajonin

Shpërndaje

Serbia sërish ktheu vëmendjen kah vetja.

Kësaj radhe, me futjen e disa emrave në kabinetin e ri qeveritar, figura të cilët po vlerësohen që do të krijojnë destabilitet në rajon.

Madje ish inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, tha se kryesisht kjo qeveri, përbëhet nga radikalët serb, të cilët i kanë shërbyer “Millosheviqit.

“ Kryesisht radikalët më të këqinjë që i ka Serbia, një pjesë e të cilëve i kanë shërbyer “Millosheviciqt” dhe një pjesë tjetër e cila ka synime për botën serbe, pra bota serbe i bije zgjerimi i territorit të Serbisë, dhe bashkimi i serbëve në një shtet në vete, normalisht duke përfshirë vet kryeministrin e ri Vuçeviq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Popoviq, Bratislav Gashiq dhe të tjerët, janë pjesë e strukturave të ndërlidhura drejtpërdrejt me Rusinë dhe paraqesin rrezik direkt sidomos ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës”, thotë Ramadani.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë që kjo strukturë qeveritare e Vuçiqit, është vetëm për të ngritur tensione të reja.

“ Aleksandër Vulin, një udhëheqës famëkeq Agjencionit të Inteligjencës BIA i cili u largua më herët, tani i kthyer në kandidat për zëvendës kryeministër, mandej Popoviqi si ministër.. por edhe establishmenti tjetër të ministrave, udhëheqësve shtetëror të Serbisë të cilët janë elatë të ngushtë edhe të Rusisë, mendoj që nga tendenca për integrim evropian, mendoj se me këtë propozim të ri qeveritarë dërgohet një mesazh i keq për Serbinë, një vend si fqinjë i ynë, me prezantime dhe tendencë për tensionim të situatës me kërcënime”,vlerëson Ibishi.

E ky kabinet, përveç që po konsiderohet pro rus, tashmë sipas Burim Ramadanit, do ti shërbejë edhe strukturave të Millan Radojiçiq, ish nënkryetarit të Listës Serbe dhe përgjegjësit të sulmit në Banjskë.

“Emrat të cilët i përmenda të qeverisë së re, përfaqësojnë politika hegjemoniste, prandaj edhe Bratislav Dikiq edhe Millan Radojiçiq edhe të tjerët janë pjesë e strukturave të qeverisë në Serbi përmes përfaqësuesve të tyre politik”, ka thënë Ramadani.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozuar për qeverinë e re të Serbisë, në të cilën janë përfshirë të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq.