Kasami në Uashington, ndjek nga afër fjalimin e presidentit të SHBA, Donald Trump!
Në një ngjarje të rëndësishme, kreu i Lëvezijes BESA, Bilall Kasami, mori pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” në Washington, një event që mbledh liderë politikë, shoqërorë dhe fetarë nga mbarë bota.
Gjatë këtij ngjarje, Kasami pati mundësinë të ndiqte nga afër fjalimin e presidentit të SHBA, Donald Trump. Fjalimi i presidentit u përqendrua në rëndësinë e unitetit dhe fuqisë së lutjeve në bashkimin e individëve dhe kombeve.
Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 4 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.