Bota

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës Turke, në bisedë u trajtuan rezultatet e samitit të Alaskës, çështjet tregtare dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi.

Erdoğan në bisedë duke theksuar se ndjek prej afër zhvillimet lidhur me procesin e paqes, tha se Turqia që nga fillimi i luftës bën përpjekje të sinqertë për paqe të drejtë dhe në këtë drejtim mbështet qasjet që synojnë paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

Gjatë bisedës, Putin tërhoqi vëmendjen te Procesi i Stambollit dhe falënderoi presidentin Erdoğan për mikpritjen e bisedimeve të paqes nga Turqia dhe për përpjekjet e tij.

Erdoğan dhe Putin ranë dakord që të dy vendet të vazhdojnë dialogun.