Forca të shumta policore në Strimnicë të Komunë së Zhelinës – banorët të shqetësuar (VIDEO)
Në adresë të portalit AlbaZone Media ka arritur një video ku shihen forca policore të pranishme në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon, prezenca e tyre ka shkaktuar shqetësim tek banorët, duke u interpretuar si tentativë për t’i frikësuar ata, megjithatë situata ka mbetur e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident.
Gjatë ditës forca të shumta policore janë vërejtur edhe në fshatin Pallaticë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka ndonjë sqarim zyrtar lidhur me arsyen e pranisë së shtuar të forcave policore në këtë zonë.