Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë!
Ende pa e marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ia nis punës, njofton albazone media.
Postimi nga Mexhiti:
Punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë!
Me intensitet të madh dhe përkushtim të plotë, vazhdojnë punimet infrastrukturore në Çair të Vjetër. Ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve po zhvillohet sipas standardeve më të larta të cilësisë, duke garantuar infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për qytetarët.
Çdo segment i punimeve po realizohet me plan të qartë dhe me përgjegjësi të lartë, për t’i dhënë Çairit pamjen dhe funksionalitetin që e meriton.
Izet Mexhiti ka theksuar se përkushtimi ndaj zhvillimit të komunës nuk do të presë asnjë ditë, duke nisur menjëherë me projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve.
“Çairi do të jetë komunë e rregullt, moderne dhe e denjë për qytetarët tanë,” ka theksuar ai.
Punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë!