Kasami në takim me rininë: Faleminderit për fitoren e madhe, presim përkrahje më të madhe më 2 nëntor
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka realizuar takim me rininë, të cilët i ka falënderuar për angazhimin e tyre në fitoren e 19 tetorit.
Kasami në Facebook ka shkruar se pret përkrahje më të madhe më 2 nëntor.
“Kafe me shoqëri të mirë në qendër të qytetit. Mesditën e sotme e kalova me rininë. I falënderova për angazhimin e tyre që vizioni ynë të arrijë çdo tetovar, për Fitoren e Madhe të 19 tetorit dhe bashkëbiseduam për planet e ardhshme për Tetovën tonë. Më 2 nëntor presim përkrahje edhe më të madhe për zhvillimin e Tetovës”, ka shkruar Kasami.