MaqedoniTop Lajme

Meidani nga Manastiri: Gjuha shqipe, sa e lashtë aq edhe moderne! Shqiptarët zgjodhën Evropën ende pa pasur shtet të mirëfilltë

Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani foli pas simpoziumit shkencor të mbajtur në Manastir me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Meidani tha se kjo ditë tregon se shqiptarët ende pa pasur shtet të mirëfilltë, zgjodhën Evropën.

“Kjo është një forcë mendoj e gjuhës shqipe, e cila është sa e lashtë, aq edhe moderne. Kjo është shtëpia e Kongresit të Manastirit është shtëpia e shqiptarëve, është atje ku u hodh një hap i rëndësishëm për identitetin tonë kombëtar. Një rilindje e vetëdijes kombëtare, një fillim i një epoke të re. Është hera e parë ku akoma nuk kishim një shtet të mirëfilltë dhe shqiptarët zgjodhën Evropën”, tha mes tjerash Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.