MaqedoniTop Lajme

Nga e hëna shtrenjtohet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

Shpërndaje

Ngrohja qendrore në Shkup do të shtrenjtohet, ka vendosur Komisioni Rregullator Energjetik. Çmimi i ri do të llogaritet me faturat e dhjetorit, të cilat qytetarët do t’i paguajnë në janar.

“Arsyeja e vetme për rritjen e çmimit të energjisë ngrohëse është nevoja për të investuar në rrjetin e ngrohjes. Dua t’u bëj thirrje qytetarëve të kenë mirëkuptim sepse për shumë vite nuk ka pasur investime, tani më në fund menaxhohet nga një kompani shtetërore dhe jam i sigurt se në periudhën e ardhshme rrjeti do të përmirësohet”.

“Kemi marrë një vendim për EMV Energy ku rritja e çmimit është 7.6% dhe për Shkupin Veri me 7.7%. Sistemi më i madh i ngrohjes furnizon midis 62,000 dhe 63,000 konsumatorë, në Zhelezarë kemi rreth 1,000 konsumatorë dhe në Shkupin Veri kemi rreth 450 konsumatorë”.

“Ajo që kemi kërkuar është që sistemi në Zhelezarë dhe ai në Shkup të bashkohen sepse nuk ka kuptim të vendosen dy çmime”, informoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.