MaqedoniTop Lajme

Gashi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shpatin!

Shpërndaje

Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi shprehu dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të artistit të dashur Shpat Kasapi, njofton albazone media.

Duke marrë pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në Komunën e Çairit, ai përcolli respektin institucional dhe njerëzor për figurën e artistit që për vite me radhë ka qenë pjesë e pandarë e kulturës sonë muzikore.

Me fjalët e tij të sinqerta, Kryetari Gashi nderoi jetën, veprën dhe trashëgiminë e Shpatit, duke theksuar se ikja e tij e hershme ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve.

Postimi nga GASHI:

Me dhimbje të thellë, mora pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Komunën e Çairit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit një zëri që na ka shoqëruar për vite me radhë, artistit Shpat Kasapi. Ikja e tij e parakohshme na la të gjithëve një boshllëk të thellë, një heshtje që vështirë mbushet.
Në emër të Kuvendit përcolla ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e deshën artin e tij. Kujtimet me Shpatin sot marrin peshë tjertër, bëhen kujtime që ruajnë ngrohtësinë, nostalgjinë dhe shpirtin e tij artistik.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shpatin!